Edhe një ekip i FSK-së niset drejt Turqisë

Është nisur sot edhe një ekip e Forcës së Sigurisë së Kosovë, për të mbështetur operacionet e Kërkim-Shpëtimit të kontingjentit të FSK-së, në Zonën e Operacionit në Republikën e Turqisë.

Kështu ka bërë të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, në një njoftim zyrtar.

Ekipi i përbërë nga oficerë e nënoficerë do t’i bashkohet kontingjentit për të mbështetur operacionet me personel dhe pajisje specialistike të punës që do të ndihmojnë në zhvillimin sa më efikas të operacioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *