Reagon djali i Hysni Gucatit: Specialja po vepron politikisht

Djali i Hysni Gucatit, Musliu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Hagë.

Ai ka shkruar në rrjete sociale se Gjykata Speciale po vepron në baza politike. Kjo pasi Apeli ua uli vetëm 3 muaj Gucatit e Nasim Haradinajt nga dënimi prej 4 vjet e gjysmë sa ishin dënuar në shkallën e parë.

POSTIMI:

Sot prapë Gjykata Speciale e vërtetoi së është duke vepruar në baza politike, me vendimet që po merr ka lënë për të kuptuar së është kundër dhe po mundohet të njëllos luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hysi dhe Nasimi na kanë bërë të gjithëve krenar me veprat dhe angazhimin e tyre si gjatë por edhe pas përfundimit të luftës.

Këta burra asnjëherë nuk dorëzohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *