PDK e lëshon sallën e Kuvendit, heqin dorë nga mëditjet

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vazhduar të qëndrojë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për shkak të prezantimit të vlerë së koeficientit për paga.

Shefi i grupit parlamentar, Abelard Tahiri, e ka quajtur këtë “koeficient të mjerimit”, duke përmendur se është mbajtur fshehur nga kryminisri Kurit. 

“Ne si GP i PDK-së shprehim zhgënjimin tonë me përcaktimin e koeficientit të pagës nga Qeveria e Kosovës. Ky është koeficient i mjerimit, që thellon varfërinë, është mbajtur fshehur nga kryeministri Kurti, demotivon ata të rinj e të reja që duan të jenë pjesë e administratës shtetërore, prandaj, mendoj që vazhdimi i seancës është pakuptim.” – ka thënë ai.

Në fund, Tahiri tha se PDK kërkon nga Qeveria ta shqyrtojë edhe një herë këtë çështje, derisa konfirmoi se po largohen nga salla. 

“Kërkojmë nga Qeveria ta shqyrtojë edhe një herë këtë çështje…e thellon edhe më hsumë krizën. Prandaj si GP i PDK-së në shenjë revolte nuk do të vazhdojmë të qëndrojmë në seancë.” – ka thënë ai. 

Pas kësaj, Konjufca e ka pyetur Tahirin: “A po hiqni nga meditjet tuaja për sot?”

“Absolutisht, i refuzojmë.” – u përgjigj deputet Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *