Abdixhiku thotë se LDK-ja propozoi vlerën e koeficient prej 125: Do ta dërgojmë menjëherë në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur “koeficient të zbrazjes”, vlerën që u prezantua sot nga Qeveria rreth Ligjit për Paga.

Abdxihiku përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se koeficienti prej vetëm 105 është goditje për mjekët, mësuesit, poliët, ushtarët e të gjithë shërbyesit publikë.

“Koeficienti në vlerë prej vetëm 105 është goditje e radhës ndaj mjekëve, mësuesve, policëve, ushtarëve e gjithë shërbyesve publik. Është braktisje e njerëzve të vendit; që shkakton braktisjen e tyre të vendit.” – ka thënë ai.

Tutje, Abdixhiku shtoi se LDK-ja ka propozuar koeficient në vlerë prej 125 euro dhe tha se këtë propozim, do ta dërgojnë edhe si amandament në Kuvend.

“Një qeveri të shpërputhur nga realiteti, vendi ynë nuk e meriton. Kosova meriton më mirë, Kosova mundet më shumë!” shkroi ai në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *