VIDEO/ Ballafaqimi me tifozët, Gattuso shfryn nervozën ndaj kameramanit

Valencia ndodhet në krizë totale. Tetë humbje në 18 javë kampionat, vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë dhe tri humbje në katër ndeshjet e fundit. Tifozët kanë reaguar pas disfatës 1-0 ndaj Valladolid.

Një pjesë e tyre kishin dalë në aeroport për të protestuar ndaj presidentit Peter Lim. Mes tyre ishte edhe Ramon Castro, lider i një prej grupimeve që mbështet Valencian.

Ky i fundit po bisedonte me Gennaro Gattuson, i cili ishte i vetmi që shkoi për të dëgjuar pretendimet e tifozëve të mërzitur.

E di që kampionati është i gjatë, ti je guximtar, e di që lojtarët janë të rinj, por do e marrim veten”, u shpreh Castro, ndërkohë që tekniku italian ia ktheu: “Unë nuk mendoj se problemi janë të rinjtë”.

Dukshëm nervoz, një tipar që e ka karakterizuar edhe kur “luftonte” në fushë si futbollist, Gattuso humbi plotësisht durimin dhe u kap me një kameraman që po filmonte skenën.

Trajneri vendosi duart përpara kameras dhe e shtyu atë. Ndërkohë, tifozët e pranishëm me thirrjet e tyre tentuan të frenonin zemërimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *