Sami Kurteshi me reagim të ashpër në prezantimin e draftit të Asociacionit, pse vetëm në Kosovë të ndodhë kjo!

Sami Kurteshi, anëtar i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhje, po merr pjesë në prezantimin e draftit të Asociacionit.

Kurteshi ka deklaruar se ky draft ka averzion ndaj shqiptarëve, dhe flet vetëm për serbët.

“Disa here u përmend që Asociacioni nuk është bashkësi një etnike. Nuk dëgjova që u përmend një emër tjetër përveç serbë. Nëse nuk është një etnike pse nuk është e mundur që të thotë edhe goran edhe turq. Se me gjasë ka një avezion ndaj konceptit shqiptarë. Pse kërkohet vetëm në Kosovë të krijohet një tersi me karakter territorial një etnik, nëse s’ka nevojë pse të krijohet”, tha ai.

“Derisa nuk ka shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë, atëherë me çfarë baze do të duhej të ekzistonte ky asociacion”, tha tutje Kurteshi.

Në anën tjetër, përfaqësues të FES kanë deklaruar se ky draft është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *