Thellohet skandali: Pas Kosovës, botoksi “M-Tox” pa origjinë shitet edhe në Maqedoni të Veriut – shteti hesht

Gazeta Neutral, gjatë një hulumtimi ka zbuluar se në Kosovë përdoret një material, që hyn në familjen e botox-it e që quhet “M Tox”. Ky produkt, gjendet lehtësishtë në ordinancat estetike e që po përdoret me të madhe tek pacientët nga importues me prapavijë dyshuese dhe nga “mjekë të vetëshpallur”.

Importimi i produktit “M-Tox”, shitja dhe përdorimi i tij po vazhdon të jetë prezentë në vend derisa shteti vazhdon të jetë në gjumë.

Neutral ka kontaktuar institucionet gjegjëse por që të gjitha, tash e dy muaj nuk kanë ndërmarrë asnjë hap në këtë drejtim.

Për të mos përfunduar me kaq, skandali thellohet edhe më tej, produkti “M-Tox” i cili importohet nga kompania Dermals SH.P.K, ka gjetur shtrirje edhe në Maqedoni të Veriut.

Gazeta Neutral ka kontaktuar Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe është në pritje të përgjigjes.

Çka është “M-Tox”?

“M Tox”, sipas përshkrimit “përdoret për të penguar aftësinë tkurrëse të muskujve për të hequr rrudhat e thella dhe vijat e holla”. Përtej përshkrimit, ky produkt del se është toksin për paralaizim të nervave dhe që sipas rregullores, do të duhej të kontrollohet në mënyrë strikte.

Në vijim mund ta lexoni lajmin e plotë të pjesës së parë të hulumtimit me titull “Skandal: Botoxi “M-Tox” që ka rrezikshmëri të lartë importohet, shitet dhe aplikohet lehtë në Kosovë – shteti në gjumë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *