“Kur të kthehet ushtria në Kosovë”, Musliu publikon videon: Nismat nacionaliste serbe kanë mbështetjen e Rusisë

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka publikuar një video ku shfaqen grafite “kur ushtria serbe kthehet në Kosovë”, të cilat siç tha ai, i paraprinë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se video tregon se çdo nismë nacionaliste serbe ka mbështetjen ruse, edhe në veri të Mitrovicës.

“Grafiti “kur të kthehet ushtria në Kosovë”, i cili i parapriu agresionit serbë në veri të Kosovës, më 24 shtator, u bart kudo në Serbi, por edhe në Rusi. Shikoni videon⬇️për të kuptuar se çdo nismë nacionaliste serbe ka mbështetjen ruse, edhe në veri të Mitrovicës”, shkruan Musliu.

https://x.com/agim_musliu/status/1713910866511380487?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *