Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një burrë është zhdukur në mënyrë të mistershme, që prej 23 marsit. Mediat italiane shkruajnë se Gianfranco Bonzi kishte rënë në dashuri me një vajzë në internet, që mbante një profil në rrjetet sociale me emrin e këngëtares së njohur Dua Lipa.
Të dy ishin njohur verën e kaluar, madje në një moment “Dua Lipa” i kishte kërkuar italianit 5 mijë euro dhe ai ia kishte nisur përmes transfereve bankare.
Gazetari i emisionit italian për njerëzit e zhdukur “Kush e ka parë”, ka arritur që të bie në kontakt me personin që fshihet pas profilit në Facebook me emrin Dua Lipa.
Ai e ka pyetur nëse kishte dijeni për Bonzin, dhe ajo i është përgjigjur (me një italishte jo perfekte) duke thënë se nuk dinte asgjë, por se “për 50 euro do të ishte e gatshme të shkonte në Kaliari dhe të kërkonte për të”.
Gjatë komunikimit, policia ka arritur të zbulojë dy detaje të rëndësishme për vajzën misterioze me emrin Dua Lipa, se ajo jeton në Siçili dhe ka lindur në vitin 1966.
Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, Gianfranco mund të besonte vërtet se ishte duke folur me këngëtaren Dua Lipa.
Ai tregonte se ajo i thoshte “të dua” dhe njëherë kur i kërkoi foto si provë, ajo i çoi fotografinë e Dua Lipës duke puthur kamerën.
“Mirëmbrëma, ky është postimi im i fundit dhe gjithashtu një nga veprimet e fundit dhe shkaku është një zhgënjim në dashuri që nuk e përballoja dot”, ka shkruar ai pas vajza është zhdukur.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e burrit, e po ashtu edhe të vajzës që dyshohet se e ka mashtruar.