Hetuesit e antidrogës kanë arrestuar tre persona në rrugën ‘Dardania’ në Fushë Kosovë për shitblerje dhe shpërndarje të të substancave narkotike.
“Hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës në Regjionin e Prishtinës, gjatë punës operative në terren në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe shitblerjes së substancave narkotike edhe në nivel rruge kanë pranuar informata relevante se rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, personi i dyshuar me iniciale (R.H.) është duke u marr me shitblerje të substancave narkotike të llojit Kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë të dyshuarit me iniciale (G.B., viti i lindjes 1993) i është gjetur një qese e vogël e mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë substancë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë me peshë 0.5 gram.
Në vazhdimësi të operacionit rreth orës 20:40 është ndaluar vetura e tipit Fiat ngjyrë hiri, të cilën e drejtonte personi me inicialet (R.F., viti i lindjes 1996) dhe pasagjer në veturë ishin edhe personat me iniciale (E.F, dhe F.K.), ku gjatë kontrollimit të tyre tek i dyshuari (R.F.) janë gjetur tri (3) qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardh substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 1.6 gram”, thuhet në njoftimin e policisë .
Tutje në njoftim thuhet se banesa e të dyshuarit me iniciale R.H., viti i lindjes 1965), ku gjatë bastisjes apo kontrollit në banesë janë gjetur provat dëshmitë tjera si në vijim:
46-paketime të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë, substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë,të gatshme për shitje me peshë të përgjithshme 23.3 gram.
Një peshore e vogël digjitale që shërben për matje në sasi të vogla .
Para të gatshme në valuta te ndryshme me vlerë prej (730 euro) që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikeve .
Dy telefona celular
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia K-9 dhe njësia e Forenzikës Regjionale-Prishtinë, e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjithave dëshmive/provave të gjetura materiale.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin Kujdestar pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48-orë, për proceduar të mëtejme ligjore.