Barcelonës duket se iu është anuluar padrejtësisht një gol në humbjen e mbrëmshme 3-2 ndaj Real Madridit.
Real Madridi triumfoi në fund të ndeshjes falë një goli nga Jude Bellingham, por momenti më i diskutuar i derbit ishte goditja e Lamine Yamal në minutën e 28-të dhe pritja e Andriy Lunin, shkruan Sinjali Sporti.
Në mungesë të teknologjisë së vijës së golit, VAR-i nuk kishte pamje të qartë se a ishte apo jo gol për Barcelonën, kësisoj ata vendosën që të mos e numëronin si një gol.
Sidoqoftë, nga pamjet e publikuara së fundmi të ArchivoVar në Twitter, ku është analizuar në terësi situata, del të jetë se topi kishte kaluar 100% vijën dhe se goli duhej pranuar.