Dëmtohet për rreth 3 milionë euro buxheti i Pejës, punëtorët e komunës rrezikojnë të mbesin pa paga për tre muaj

“Sipas raportit financiar Janar-Shtator 2023 Komuna ka gjende stabile financiare edhe përkundër dënimeve që na kanë ardhur për shkak të kontratës kolektive. Për momentin kemi të realizuara 5.2 milion të hyra vetanake, që është tejkalim i buxhetit gati për 1 milion euro”, tha mes tjerash Gazmend Muhaxheri të premten në Kuvendin Komunal në Pejë, por që i njëjti ka bërë të ditur një fakt shqetësues se, komuna që ai drejton, deri më 30 shtator ka paguar 2.6 milionë euro dëme, të cilat janë shkaktuar nga kontrata kolektive, andaj si pasojë e kësaj, punëtorët komunalë rrezikojnë të mbeten pa paga për tre muaj.

“E kemi lajmëru Ministrinë e Financave, për shkak se edhe kodi i pagave ka qenë i planifikuar pa rritjen e pagave, do të thotë se për muajin tetor, nëntor, dhjetor ka mundësi që mos me pas mundësi as mu pagu pagat e shërbyesve civilë. I është kërku ministrit me intervenu se është në kompetencën e tij, se Komuna Pejë diku rreth 2.6 milion euro të marrura prej pagave me ia kthy në buxhet, edhe me mujt me funksionu për me u pagu pagat për shërbyes civil”, tha mes tjerash Muhaxheri para asamblistëve pejan.

Çështjet e telasheve me buxhet për paga e ka ngritur AAK-ja nëpërmjet anëtarit të Kuvendit Komunal, Naim Bytyqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *