FSK në veri? Mehaj: Do të jemi kudo ku ka nevojë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se Forca e Sigurisë së Kosovës do të jetë në çdo cep të territorit të vendit varësisht nga nevoja. Këtë e tha gjatë konferencës së fundvitit dhe kur u pyet për mungesën e pranisë së ushtarakëve të Kosovës në veri në baze të një marrëveshjeje të mëhershme. Në këtë konferencë, Mehaj foli për arritjet e këtij viti si dhe për aspiratën për t’u bërë pjesë e programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s.

“Ajo marrëveshje është nënshkruar në vitin 2013. Përmes mandatit dhe ligjeve të Kosovës, FSK është e dedikuar për të mbrojtur territorin e Republikës së Kosovës. Kudo që është nevoja FSK do të jetë… Kudo që është nevoja FSK do të jetë për mbrojtjen e territorit të Republikës së Kosovës”, tha Mehaj.

“FSK ka armatim të rëndë dhe kemi armatim edhe më të rëndë. Nuk kemi kufizime siç pretendojnë me qëllime të ndryshme besoj. Ne FSK çdo pajisje që posedon por edhe si program është me standarde të NATO-s. Prokurohet prej shteteve e partnere të NATO-s. Shumica prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Mehaj.Në lidhje me anëtarësimin në programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s, Mehaj tha se si Ministri e Mbrojtjes kanë plotësuar rreth 90% të kritereve po kërkohet punë edhe nga ministritë e tjera. Për këtë qëllim tha se ekziston edhe grupi ndërministror, shkruan KosovaPress.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *