Suedia merr mesazhin e qartë për NATO-n nga Turqia, ratifikimi “brenda javësh”

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billstrom, ka thënë se është koha që ratifikimi për NATO të ndodh shpejt dhe se ky mesazh është dhënë nga ministrat e jashtëm të Turqisë e Hungarisë.

Për muaj, Turqia dhe Hungaria kanë shtyrë ratifikimin e anëtarësimit në Suedisë në NATO.

Billstrom ka thënë se ka takuar homologun turk të martën.

“Ai më tha se pret që ratifikimi të ndodh brenda javësh. Dhe sigurisht, nuk marrim asgjë si të mirëqenë nga ana e Suedisë, por presim që kjo të përfundojë. Dhe nuk janë dhënë kushte të reja nga qeveria turke, kështu që e shohim që nga ana jonë është përmbushur”, ka thënë ai, raportoi Guardian.

Ministri suedez ka shtuar se ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka përsëritur se Hungaria nuk do të jetë e fundit në ratifikim.

“Kjo do të thotë se është më shumë në dorën e Ankarasë se të Budapestit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *