Spanja humb nga Japonia, Gjermania mbetet jashtë Botërorit

Japonia ka mundur të bëjë sot një natë magjike ndaj Spanjës duke fituar me rezultatin 2-1.

Spanjollët kaluan në avantazh në minutën e 11-të me anë të Morata pas një asistimi nga Azipilicueta. Ky interval kohor ishte pak intensive në aspektin e ndërhyrjeve, pasi Japonia mori 3 kartona të verdhë.

Pjesa e dytë ishte bëefasuese për iberikët. Në minutën e 48-të Doan shënon duke barazuar shifrat.

Por nuk kaloi shumë dhe Japonia përmbys rezultatin në minutën e 51-të me anë të Tanaka, ku VAR e vonoi konfirmimin pasi po shikonte për parregullsi, por në fund goli ishte i rregullt.

Spanja luajti pjesën e mbetur komplet në fushën e aziatikëve, por nuk po gjenin rrugën e golit.

Japonia me këtë fitore e përfundon aventurën e grupeve në vendin e parë dhe do të ndeshet me Kroacinë, ndërsa Spanja në vendin e dytë dhe gjen Marokun. Gjermania dhe Kosta Rika jashtë Kupës së Botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *