Gazetarja Qeqa Krelani ia bën “bajat” Zhegrovës: Kombëtarja nuk është vikendicë, nuk ka me ardhë kur të konvenon

Gazetarja e sportit, Qeqa Krelani, i ka reaguar Edon Zhegrovës, pasi ky i fundit doli me një deklaratë për mungesën e tij në ndeshjen e fundit me Izraelin.

Gazetarja Krelani, ka shkruar se kombëtarja nuk është vikendicë, që të luhet kur të u teket lojtarëve.

Ajo tutje ka shkruar se lojtarët e Superligës tejkaluan çdo pritshmëri dhe kanë bërë që të mos vërehet mungesa e lojtarëve që vijnë nga klube të mëdha.

Zhegrova ka bërë një deklaratë “bombastike”, teksa ka treguar arsyet e mos prezencës së tij.

Sulmuesi ka lënë të kuptohet se i është mbyllur dera e Kosovës për ndeshjet me Zvicrën dhe Bjellorusinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *