Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri krahas projekteve muzikore që sjell edhe angazhimet me koncerte, edhe jeta e tij private zgjon kureshtjen e fansave.
Ai është mjaft i rezervuar kur është në pyetje jeta personale e tij, por këtë herë ai ka marr vëmendje me një postim që ka bërë në llogarinë e tij në Instagram.
Butrinti ka publikuar një imazhe ku shihet dora e tij dhe e një femre ndërsa bëjnë simbolin e shqiponjës.
Në prapavijë shihet një ambient romantik, natë dhe një zjarr i ndezur ndërsa të dy qëndrojnë afër.
Duke mos dhënë asnjë detaj më shumë kjo ka mjaftuar që Butrinti të lë të kuptohet se statusi i tij nuk është beqar.
Por, njëkohësisht imazhi mund të jetë i shkëputur edhe nga ndonjë videoklip i tij i ri, pasi këngëtari ka njoftuar më parë se është duke punuar për një këngë dedikuar femrave shqiptare.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse autori i “Dujem” do të zbuloi më shumë nga fotoja enigmatike që ndau me fansat e tij.
Ndryshe, kujtomë që projekti i fundit i Butrintit është kënga “Moj dashni” që e lansoi në korrik të këtij viti.