Ekskluzive: PK dhe Agjencia e Privatizimit marrin nën kontroll Banjën e Rajskës e cila gjendet në Banjskë

Policia e Kosovës dhe Agjencia e Privatizimit marrin nën kontroll Banjën e Rajskës e cila gjendet në Banjskë të Mitrovicës së Veriut, kështu bëjnë të ditur burimet për Gazeta Neutral.

Sic merr vesh Neutral, AKP është duke marrë të gjitha veprimet ligjore për ta bllokuar ushtrimin e veprimtarisë të kësaj Banje, kështu duke ushtru të drejtën e plotë të posedimit mbi këtë aset të rëndësishëm i cili për vite më radhe ka qenë në udhëheqje nga individ dhe jo nga shteti.

Kompleksi turistik “Rajska Banja”, që dyshohet se u financua dhe u mbështet nga qeveria serbe, ka qenë cak i bastisjes nga Policia e Kosovës pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ku ra heroikisht zyrtari policor, Afrim Bunjaku.

Ky kompleks dyshohet se u financua, u rinovua dhe u promovua nga qeveria serbe, përmes Zyres për Kosovë dhe Metohi, u promoovua ndër të tjerët edhe nga vetë kryeministrja serbe Ana Bërnabiq, ambasadori i Serbisë në SHBA Marko Gjuriq dhe zyrtarë tjerë serbë me ndikim.

Deri në vitin 2022 kompleksi “Rajska Banja” është udhëheqë nga Danilo Delibashiq (pjesëtar i Mbrojtjes Civile – organizatë e shpallur terroriste nga Qeveria e Kosovës), ndërsa tash drejtor është Mashan Iliq, kurse shef i hotelit është Ivan Filimonoviq.

Ky kompleks ka filluar të rinovohet që nga fundi i vitit 2015 dhe fillimi i vitit 2016 me investimet direkte të Qeverisë së Serbisë përmes të ashtuquajturës Zyre për Kosovë.

Ky kompleks përveç tjerash ka shërbyer edhe për pritjen dhe akomodimin e delegacioneve “zyrtare” të të gjitha niveleve si dhe organizimeve të ndryshme nga i ashtuquajturi “organ i përkohshëm” i Komunës së Zveçanit nën udhëheqjen e Ivan Todosijeviq duke mos përjashtuar as organizimet tjera nga strukturat paralele që veprojnë në veri të vendit, por edhe nga Serbia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *