Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.
Ai u shpreh se prioritet e kanë modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë.
Kurti gjithashtu ka thënë se synim kanë zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
“Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MË vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024. E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë”.
“Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë: Qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër, marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet, lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg. Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes. Investoni në Kosovë. Investoni tani”, ka përfunduar Kurti.