Vazhdon fushata për udhëtim pa viza në Leposaviq e Zubin Potok

Gjatë kësaj jave do të vazhdojë fushata për informimin e qytetarëve për liberalizimin e vizave në Kosovë, dhe sot do të zhvillohet në Leposaviq dhe Zubin Potok.

Në Leposaviq kampanja do të mbahet nga ora 10:30 deri në 12:30 kurse në Zubin Potok do të fillojë në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në 15:00.

Në njoftim është bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në kuiz për të fituar një udhëtim falas në Vjenë dhe të mësojnë më shumë për të drejtat e tyre.

Përndryshe, nga data 1 janar 2024, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Udhëtimi pa viza nënkupton se qytetarët mund të udhëtojnë lirshëm, por nuk do të mund të punojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *