Dedaj flet në Hagë për shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit: Jam larguar dhunshëm dhe brutalisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj ka filluar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë në rastin e krerëve të UÇK-së.

Në hyrje të dëshimisë së tij, Dedaj është pyetur për rolin dhe pozitat që ka pasur në Kosovë.

Ai nuk ka lënë pa përmendur shkarkimin e tij nga pozita e ambasadorit në Maqedoninë Veriore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Bile ai është treguar i ashpër te kjo pjesë, duke thënë “jam larguar dhunshëm dhe brutalisht”.

“Gjatë luftës në radhë të parë kam qenë organizator i të gjitha demonstratave kundër kriminelit e kasapit të Ballkanit, Millosheviq, kam organizuar në Prishtinë 60 demostrata. Me sensibilizu popullin e Kosovës, me u solidarizu me UÇK-në, me i bërë thirrje NATO-s me u solidarizu me popullin e Kosovës. Në vitin 1998 kemi mbajtur një palë zgjedhje që kanë qenë të diskutueshme, që vetëm të kemi adres me pas me kënd me bisedu. Partia Liberale në ato zgjedhje ka fituar 6 deputetë në Kuvendin e Kosovës dhe jam zgjedhur njëri nga nënkryetarët.”

“Në vitin 2004 kam fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës, kam qenë zv/ministër në disa dikastere, zv/ministër i jashtëm, dhe së fundmi kam qenë ambasador i Republikës së Kosovës që jam larguar dhunshëm dhe brutalisht nga e ashtuquajtura presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërguar burrin e saj.”,ka thënë ai.

Gjergj Dedaj është dëshmitari i 33-të i Prokurorisë së Specializuar të Hagës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *