Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar pak kohë më parë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, thanë se janë tradhtuar nga pushteti.
“Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorëve të Trepçës së Kosovës. Marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator, minatorët kërkojnë ti përmbahen marrëveshje”, thuhet aty,
Minatorët e Trepçës përfunduan grevën 10-ditore më 3 nëntor, pasi arritën marrëveshjen me Bordin, negociuar nga disa deputetë të Vetëvendosje, për plotësimin e kërkesave të tyre.
Sipas marrëveshjes, pagat e minatorëve do t’u dilnin nga data 6 deri më 10 të muajit e jo më vonë, konkursi për kryeshef të shpallej brenda 10 ditësh, ndërsa për sigurimin shëndetësor do të vazhdohej të pritej.
Sot është 24 nëntor dhe minatorët thonë se pagat ende s’i kanë marrë.