Sot takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel

Sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës i dialogut Kosovë-Serbi.

Në Bruksel do të takohen kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë Petar Petkoviq.

Takimi e kishte paralajmëruar edhe vet zëvendëskryeministri i Kosovës në një konferencë për media.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Bislimi do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit.

Qeveria thotë se ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, “ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”.​

Ndërkaq të marten, emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, tha se ky takim po u zhvillua si parapërgatitje për takimin e 16 nëntor.

Pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai tha se u diskutua ajo që e quan “rruga përpara në dialog dhe hapat e mëtejshëm të nevojshëm për zbatimin e ujdisë për rrugën drejt normalizimit”.

Ndërkaq, drejtori i ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Petar Petkoviq, u shpreh i lumtur që sipas tij po nisen bisedimet për draft-statutin e Asociacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *