Klerikët fetarë shqiptarë vizitojnë Vatikanin, i dhurojnë Papa Françeskut simbolin kombëtar

Klerikë të besimeve të ndryshme fetare të juglindjes së Shqipërisë kanë qenë në një vizitë në selinë e shenjtë të Vatikanit, aty ku kanë takuar edhe Papa Françeskun.

Meshtari i Kishës katolike Dom Ignacio Domsignore tregon se përfaqësues të besimit katolik, mysliman, bektashinj, ortodoks si dhe të kishës ungjillore së bashku kanë udhëtuar drejt selisë së Shenjtë me qëllimin e krijimit të urave vëllazërore midis këtyre besimeve dhe krijimin e unitetit.

“Ideja e këtij udhëtimi ishte të jetonim një kohë të përbashkët midis përfaqësuesve të besimeve fetare që operojnë në juglindje të Shqipërisë, për të forcuar komunikimin tonë dhe krijuar ura bashkëpunimi. Morën pjesë përfaqësues të besimit ortodoks, katolik, mysliman, bektashinj dhe protestant “,-tha kleriku.

Takim i veçantë ka qenë ai me Papa Françeskun, i cili ka takuar personalisht një nga një gjithë klerikët e besimeve fetare në juglindje të vendit. Këta të fundit i kanë dhuruar një flamur shqiptar si dhe objekte të tjera, dhurata që e kanë befasuar shenjtërinë e tij Papa Françeskun.

Për herë të parë Papa takon në selinë e shenjtë kaq shumë besime të ndryshme të juglindjes së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *