Hovenier takon Çerkinin: Shumë vite kaluan e shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovës, Jeffrey Hoveniet, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në platformën “X” se të hënën ka takuar drejtuesit e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, përfshirë kryetarin e Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, ku ka pasur mundësinë të diskutojë për punën e tyre të rëndësishme.

“Jam i nderuar të takohem sot me drejtuesit e Qendrës Burimore të Personave të Zhdukur dhe të dëgjoj për punën e tyre të rëndësishme. Ne përsërisim thirrjen tonë për zyrtarët që të kapërcejnë dallimet dhe të punojnë së bashku për të zgjidhur rastet. Kanë kaluar shumë vite e shumë pak përgjigje për familjet e të zhdukurve”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *