Sipas një raporti nga Mark Gurman i Bloomberg, Apple ka nisur diskutimet me Google për të integruar aftësitë e Geminit në iPhone.
Nëse kjo marrëveshje realizohet, iOS 18 mund të vije me veçori të Al të mbështetura nga Gemini.
Gjithashtu, gjiganti teknologjik po zhvillon bisedime edhe me ChatGPT të OpenAl, për po të njëjtën arsye, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Raporti i Gurman thekson se veçoritë me Al do të integrohen në pajisje e jo në icloud.
Megjithatë, diskutimet janë ende në fazat e hershme.
Thuhet se arsyeja pse Apple po kërkon teknologji me Al nga një kompani tjetër është sepse teknologjia e saj aktuale është inferiore.
Ndryshe, Gurman la të kuptohet se veçoritë e Al që do të vijnë në iPhone mund të përmirësojnë disa funksione dhe aplikacione të telefonit.
Siri do të përmirësohet në përpunimin e gjuhës dhe kryerjen e detyrave më komplekse.
Edhe aplikacioni Apple Music mund të përfitojë nga këto veçori dhe të krijojë lista të personalizuara për përdoruesit.