Gazeta Neutral gjatë ditës së sotme ka raportuar për kandidatët që e kanë kaluar testin me shkrim për prokuror të shtetit, mirëpo si duket këtu ka ndikuar familjarizmi, invervenimet nga ana e tyre që të deklasojnë personat potencial dhe të futen personat që kanë njohje brenda këtij institucioni.
Andaj burime të Gazetës Neutral tregojnë ekskluzivisht se kandidatët të cilët kanë kaluar testin me intervenime nga persona që aktualisht janë në një pozitë:
Valon Cervadiku i renditur i dyti në listë, ka qenë deri para pak muajsh zyrtar ligjor i anëtarit të Komisionit Armend Zenelaj në Komisionin për çeshtje normative dhe afërsi shumë të medha me Ardian Hajdaraj poashtu, anëtar i komisionit.
Kandidati Lavdim Mulaj i renditur i treti në listë është bashkëpuëtor profesional dhe sipas informatave i njejti është shtyrë para nga Blerim Isufaj- Kryeprokuror i Shtetit.
Burim Neziri- Bashkëpunëtor profesional në Prokurori Speciale i njejti ka afërsi me Blerim Isufaj– Kryeprokuror i Shtetit.
Arian Frrokaj- bashkëpunëtor në ZKPSH- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Karolina Gjokaj- zyrtare ligjore në Prokurorin Themelore në Gjakovë me prejardhje nga Peja ku ka kryer praktiken aty e cila ka afërsi shumë me anëtarin e komisionit Ardian Hajdaraj.
Ariana Shala- bashkëshortja e prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ku njëkohësisht edhe Betimi për Drejtësi kishte raportuar se e njejta i kishte hyrë kësaj gare me qëllim që përmes ndikimeve të arrijë pozitën e Prokurores.
Dardan Makolli djali i axhes Jehona Makollit antares se komisionit për Rekrutim ne Prokurori.
Nita Lumezi vajza e ish-kryeprokurorit te shtetit Aleksander Lumnezit.
Vilson Maloku djali i Jetish Malokut njëherëshi ish kryesuesit, lidhje të afërta me Ardian Hajdaraj dhe Armend Zenelaj. Vlen të theksohet se zgjidhja e detyrës e përcaktuar nga Komisioni është zgjedhje e gabuar e cila nuk gjenë zbatim në praktikë në Prokukrorinë Themelore dhe detyra praktike i është dhënë kadidatëve qëllimshëm që të kenë mundësinë diskualifikimit të kandidatëve profesionist dhe të ngriten lartë kandidatët me njohje dhe intervenime.
Mirëpo kjo nuk është e gjitha andaj Gazeta Neutral do të ju mbajë të informuar lidhur me rastin.