Futbollisti spanjoll, Lucas Vasquez, e ka shprehur dashurinë për klubin e tij, Real Madridin, pas performancës heroike në fitoren 3:2 ndaj Barcelonës në El Classico të dielën.
“Më pëlqen të luaj për Realin! Është sikur një ëndërr”, ka thënë autori i një goli dhe një asistimi në triumfin e mbrëmshëm të Mbretërve.
“Nuk e di ende [për të ardhmen]. Vëmendja e plotë është te sezoni”, ka shtuar lojtari, kontrata e së cilit skadon këtë qershor.