Presidenti serb Aleksandër Vuçiq duke folur në Këshillin e Sigurimit për raportin e UNMIK-ut rreth situatës në Kosovë e ku përballë e ka presidenten kosovare, Vjosa Osmani, është ankuar rreth vendimit të BQK-së për dinarin, raporton Gazeta Sinjali.
Ai ka theksuar se serbët me këtë vendim po diskriminohen duke e konsideruar se regjimi i Kurtit në Prishtinë po i përsekuton serbët në Kosovë.
“Në vend që të dënohet regjimi i Kurtit po shpërblehet”, tha mes tjerash Vuçiqi.
Sipas tij Kurti ka gënjyer duke e konsideruar ndalesën e dinarit si çështje humanitare.
Presidenti serb ka vazhduar të viktimizohet në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit duke theksuar siç e konsideron ai se regjimi i Prishtinës po i kërcënon serbët në Kosovë.
Kurse duke folur për sulmet e Banjskës, ai ka thënë se Serbia i dënon ato veprime, por nuk duhet të merret rasti si alibi e të përsëritet pothuaj çdo ditë.
Derisa duke folur për referendumin e votimit në komunat veriore, Vuçiq ka theksuar se e vetmja zgjidhje ka qenë refuzimi nga serbët.