Dhunë në një familje në Prishtinë, djali e kap për fyti babanë dhe arratiset

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar së fundmi edhe një burrë në Prishtinë, i cili e ka denoncuar djalin e tij.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se i dyshuari ka ushtruar dhunë psikike ndaj tij e më pas ka eskaluar edhe në dhunë fizike, duke e kapur për fyti.

Përballë kësaj situatë, u njoftua Policia dhe si rezultat i raportimit, njësitë policore u aktivizuan për ta arrestuar të dyshuarin, por i njëjti është arratisur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’ dhe ndërmarrjen e veprimeve që të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *