Hyrja në gjysmëfinalet e Europa League nga Roma dhe Atalanta , si dhe nga Fiorentina në Ligën e Konferencave i ka siguruar Series A pesë skuadra në Champions League.
Tani hapet një shpresë e re dhe ka të bëjë me hipotezën e bujshme për të parë gjashtë italianë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian të klubeve.
Mundësia mund të bëhet konkrete nëse Roma ose Atalanta fitojnë Europa Leaguen.
Por në të njëjtën kohë skuadra fituese duhet të përfundojë në Serie A mbi vendin e pestë.