Është djegur një fabrikë ne fshatin Kërpimeh të Podujevës.
Pamjet e publikuara tregojnë zjarrin e madh që e ka përpirë objektin.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ku tha se rreth orës 11:00 ka ndodhur rasti dhe se zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Kërpimeh të Podujevës. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tha Ahmeti për Sinjalin.