Zbulohet arsyeja e vërtetë e largimit të Neymar nga PSG, kishte probleme me Mbappen dhe futbollistët tjerë

Largmi i Neymar nga PSG bëri bujë të madhe vitin e kaluar, me brazilianin i cili vendosi të bashkohet me skuadrën arabae, Al Hilal.

32-vjeçari u largua nga skuadra franceze pas gjashtë viteve, me Al Hilalin i cili pago 90 milionë euro për transferimin e tij.

Por pas gati një viti, një raport nga ”France Football” tregon të vertetën e largimit të Neymar.

Një anëtar i stafit të PSG-së, ka treguar se brazilianit nuk i kishte pëlqyer që Kylian Mbappe të jetë fytyra e klubit të PSG-së, duke bërë që më pas marrëdhëniet e tyre të përkeqësohen.

“Në fillim, Mbappé e pëlqeu atë, por humbi respektin për të duke kaluar kohë pranë tij në baza ditore. Nga ana tjetër, Neymar dhe Lionel Messi ishin të mërzitur që Kylian ishte bërë simboli i klubit. Messi, edhe nëse ishte introvert, gjithmonë thoshte përshëndetje. Jo Neymar. Të linte përshtypjen se nuk të respektonte. Ai refuzoi kontaktin. Është turp, sepse në privat mesa duket është një djalë i këndshëm dhe bujar. Unë kurrë nuk e gjeta atë të këndshëm apo bujar. Edhe nëse ai kuptonte frëngjisht, ai kurrë nuk bëri përpjekje për ta folur atë. Në të vërtetë, pas dy-tre sezonesh të mira, “Ney” më dha përshtypjen se ishte ngopur plotësisht. I ngopur nga futbolli, i ngopur me para.. Nuk ishte më i uritur. Ai kishte ende motiv për të luajtur për kombëtaren, por jo për të shkuar të luante në Brest.”, deklaroi anëtari i stafit të PSG-së.

Sipas një burimi anonin të gazetës, Neymar kishte probleme edhe me lojtarë të tjerë, si Ismael Gharbi dhe mesfushori portugez Vitinha.

“Me Gharbin, Neymar e kapi atë dhe u përpoq ta shkelmonte ndërsa ai ishte në tokë. Të gjithë u tronditën. Në fund të kohës së tij në PSG, ai me të vërtetë nuk ishte shumë i mirë. E ka ngacmuar edhe Vitinhën, e cila e ka mohuar sepse është djalë i mirë dhe nuk ka dashur probleme, por është fyer disa herë”, tha ky burim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *