Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Zona Zero” të gazetarit të njohur Milaim Zeka, Drenusha Latifi ka rrëfyer për herë të parë publikisht detaje të reja rreth dhunës së saj traumatike me dhunën nga ish-bashkëshorti i saj,Atilla Kartesh, shkruan Gazeta Neutral.
Latifi, e cila ishte fituese e titullit të miss Kosovës, ka përshkruar në detaje abuzimin dhe dhunën që ka pësuar gjatë lidhjes së saj me ish-bashkëshortin.
Nëpërmjet kësaj interviste, janë zbuluar edhe detaje të tjera të rëndësishme në lidhje me shkallën e dhunës së përjetuar nga Latifi. Në veçanti, janë ekspozuar edhe dosje të ish-bashkëshortit të saj, ku kishte një histori të dhunës së ngjashme me një grua tjetër , e cila e kishte denoncuar për aktet e tij në vitin 2012. Mirëpo po i njejti gjatë një vepre penale tjetër ka rezultuar me burgim në vitin 2014.
Kjo intervistë ka sjellë në vëmendje rëndësinë e denoncimeve të dhunës dhe ka nxitur diskutime të thella në opinion për të drejtat e grave dhe nevojën për të ndëshkuar krimet e tilla në mënyrë të rreptë.