Këngëtari shumë i dashur nga publiku, Ardian Bujupi, dha një njoftim në profilin e tij zyrtar në Instagram.
Artisti paralajmëroi albumin e tij më të ri, të cilin do ta titullojë “Vegeta”.
Diçka që ra në sy ishte heqja e të gjitha postimeve paraprake nga ai, duke e lënë vetëm njotimin e fundit.
Në kopertinë Ardiani paraqitet i zhveshur në pjesën e epërme të trupit, po ashtu edhe me disa aparatura mjekësore të vendosura mbi.
Ardiani njihet si një këngëtar që sjell gjithmonë hite, e për këtë fansat e tij, treguan një entuziazëm të madh kur u njoftuan për albumin.
Kujtojme që së fundi Ardiani ishte kritikuar nga ndjekësit e tij, pasi ai mohoi origjiniën shqiptare, duke thënë jam nga Gjermania.