Sot jemi të rrethuar me trende të shumta, nga dietat të cilat ndalojnë yndyrat apo karbohidratet deri te ato në të cilat nuk konsumohen prodhimet e qumështit
Nutricionistët kanë zbuluar cilat janë truqet më të këqija dietale, të cilat i kanë dëgjuar dhe assesi mos i aplikoni!
Mos hani pas orës 8 të mbrëmjes
Nëse dëshironi të ushtroni në mbrëmje, kjo rregull është plotësisht absurde. Nëse hani një ose dy orë para se të shkoni në gjumë, racioni juaj të mos i kalojë 500 kalori.
Racioni i shëndetshëm në orën shtatë, tetë apo madje edhe në orën nëntë të mbrëmjes do t’u bëjë mirë dhe nuk do të shtoni asnjë kilogram. Nëse racioni është i pasur me drithëra, pemë dhe me pak proteina lirisht mund ta hani edhe pas orës 8.
Më shpejt do të humbni peshë nëse hani më pak dhe ushtroni më shumë
Këtë këshillë nutricionistët e theksojnë si më të keqen nga të gjitha dhe konstatojnë që po të ishte e mundur humbja e kilogramëve aq e lehtë, të gjithë njerëzit e botës do të ishin të thatanikë!
Pini lëngje dietale në vend të atyre të zakonshmeve
Nutricionistët thonë që lëngjet dietale pikërisht janë armiku më i madh i peshës së shëndetshme trupore.
Hulumtimet kanë treguar që futja e rregullt në organizëm e lëngjeve dietale mund të jetë e lidhur me rrezikun më të madh nga diabeti i tipit 2. Gjithmonë opsioni më i mirë janë uji i zakonshëm dhe çaji i gjelbër.
Nxirrni jashtë karbohidratet
Ushqimi i drejtë nuk eliminon asnjë artikull. Në vend të kësaj, duhet të mësojmë se si t’i gatuajmë artikujt të cilët i duam: p.sh. brumërat, bukën dhe patatet në mënyrë të shëndetshme.
Mësoni se si përgatitet porcioni i shëndetshëm dhe gjithmonë më me dëshirë kërkoni versionet e karbohidrateve integrale.
Nxirreni jashtë sheqerin
E vërtetë është që teprica e kalorive nga shtojca e sheqerit në lëngje, bonbone, ëmbëlsira mund të kontribuojë në shtimin e peshës dhe rrezikun nga diabeti.
Mirëpo, nuk janë të gjithë sheqernat njësoj. Burimet natyrore të sheqerit si p.sh. nga pemët e freskëta ofrojnë nutriene të rëndësishme, prandaj edhe një sasi e vogël e sheqerit nuk mund askënd ta dëmtojë.