Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurtit lidhur me raportin me aleatët e Kosovës.
Sipas Haradinajt, Kurti ka thyer besimin e tyre me veprime të gabuara, me theks të veçantë ka përmendur dërgimin e draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.
‘’Nëse Kosova nuk lëvizë edhe aleatët nuk lëvizin. Ndërkombëtarët kanë kaluar në marrëdhëniet e kundër vlerës. Meqenëse kryeministri i ka rrejt disa herë duke bërë lëvizje të gabuara edhe ata sillën njësoj, nuk lëvize ti nuk lëvizim as ne. E keni parë sa më thjeshtësi e thonë. Edhe nëse e dërgon Kurti në Gjykatë Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit është e dhimbshme që toka e Manastirit të Deçanit edhe Asociacioni po i kryen Kosova jo për njohjen reciproke me Serbinë e as për anëtarësimin në NATO, as për kandidaturën në BE, por vetëm për Këshillin e Evropës”, tha Hadarinaj për RTV21