Kërkesa të mëdha, zgjatet orari për t’u pajisur me pasaporta dhe letërnjoftime

Fluksi i madh i qytetarëve për tu pajisur me dokumente si pasaporta, leje te njoftimit etj, ka bërë që Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), të punoj me orare të zgjatur deri në ora 18:00.

Indeksonline, ditë më parë kishte raportuar se drejtori i ACR-së i ka bërë kërkesë Ministrisë së Punëve të Brendshe (MPB).

Sot një njoftim MBP-ja ka njoftuar se zgjatet orari për ofrimin e shërbimeve për dokumente personale
Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka marr vendim që të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.


Po ashtu edhe Drejtorati për Prodhim të dokumenteve, gjatë ditëve të punës do të punojë me dy ndërrime, si dhe të shtunave deri në orën 16:00.

Ky vendim është marr në mënyrë që të ju lehtësojnë qytetarëve planifikimin e kohës, dhe të zvogëlojë pritjet për pajisje me dokumente personale.

Ky vendim për rritjen e orarit, do të zgjasë deri tek një vendim tjetër, për të cilin do të ju njoftojmë me kohë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *