Presidenti serb në Këshill të Sigurimit të OKB-së, tha se burri i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, ka vrarë dy serb.
Në vazhdim të propagandës së tij, Vuçiq tha se ai krimin e ka kryer me “pushkën e tij që përdor në shërbim”.
“Në anën tjetër asnjëherë sa i përket këtij rasti nuk është ngritur çështja e krimit masiv të kryer nga burri i presidentes Vjosa Osmani që ka përdor pushkën e tij që përdor në shërbim dhe për Krishtlindjet Ortodokse ka vrarë 11 vjeçarin dhe 21 vjeçarin kushëririn e tij.
Nganjëherë mendojmë se fakti se ai është akuzuar vetëm për sjellje të keqe është për shkak të faktit se viktimat kanë qenë asgjë më shumë sesa serb etnik”, tha Vuçiq.