Mosmarrëveshjet për prona po vazhdojnë të shkaktojnë konflikte mes qytetarëve, që jo rrallëherë eskalojnë në kanosje serioze e madje edhe në rrahje brutale. Një rast i tillë dyshohet se ndodhi dje në Prishtinë, ku një person kërkoi ndihmën e Policisë.
Një 29-vjeçar e denoncoi në Polici rastin, ku raportoi se po kërcënohet nga një person si pasojë e një rruge, që u bë mollë sherri mes tyre.
Në bazë të informacioneve të para, i dyshuari i ka shkuar viktimës afër shtëpisë, ku e ka kanosur seriozisht, duke i thënë se “do ta vras”.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deponuar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, që dëshmojnë përfshirjen e të dyshuarit në rast.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.