Filip Hërgoviq, boksieri më i mirë kroat, më 1 qershor në Rid ka një sfidë të rëndësishme para vetes. Kundërshtari i tij do të jetë boksieri britanik Daniel Dubois (20-2, 19 KO). Nëse e fiton këtë meç, Hërgoviqi e ka në plan të përballet me Joshuan.
Hërgoviqi shpreson që lufta me Duboisin të jetë për brezin e kampionit të IBF-së, por gjithçka varet nga ndeshja mes Furyt dhe Usikut dhe marrëveshja e tyre për revanshin.
“Fituesi i luftës sonë do të ishte në një situatë të shkëlqyer dhe ndoshta do të ndeshej me Joshuan në shtator në Wembley. Ky do të jem unë, ky është fati. Dubois kishte shansin e tij. Tani është koha ime që do të fitoj dhe më pas do të shkoj në Wembley për të mposhtur Joshuan, njëjt siç Kroacia e kishte mposhtur Anglinë” ka thënë kroati.