Juventus raportohet se do t’i duhet të paguajë mbi 10 milionë euro Cristiano Ronaldo, pasi i kishte mbetur borxh në paga.
Cristiano Ronaldo e ka paditur ish klubin e tij dhe tashmë mediat italiane raportojnë se ai ka fituar gjyqin dhe klubi italian duhet t’i paguajë mbi 10 milionë euro futbollistit portugez.
Portugezi Cristiano Ronaldo ka fituar një çështje arbitrazhi kundër ish-klubit të tij Juventus.
Siç raportohet nga Sport Mediaset, një gjykatë arbitrazhi vendosi të mërkurën që Bianconerët tani i detyrohen ish-sulmuesit të tyre 9.7 milionë euro plus interes.
Ronaldo kishte filluar një betejë ligjore me ish-klubin e tij për mbi 19.5 milionë euro në pagat e papaguara, si rezultat i dy pagave të papërfunduara gjatë pandemisë COVID-19.
Juventus kishte bërë marrëveshje private me Ronaldon dhe futbollistët e tjerë, duke shtyrë pagesën e pagave të tyre, por klubi nuk informoi FIGC-në dhe nuk raportoi manovrat në pasqyrat e tyre financiare.
Megjithatë, gjykata e arbitrazhit ka vendosur që Ronaldo dhe Juventus të ndajnë përgjegjësinë, kështu që bardhezinjtë do të paguajnë vetëm gjysmën e pagës së papaguar prej 19.5 milionë euro, plus interesin.
Ronaldo u largua nga Juventusi në vitin 2021 pas një periudhe trevjeçare në Torino, gjatë së cilës ai shënoi 101 gola në 134 ndeshje.