Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja – dhe nuk duhet të jeni trashëgimtar i fronit për ta përballuar atë.
Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarku e ndjerë është aktualisht në ankand përmes Bonhams.
“Një mundësi shumë e rrallë për të zotëruar një automjet që madhëria e saj personalisht e ka zgjedhur [përcaktuar] dhe e ka vozitur,” tha shtëpia e ankandeve. “Kur makinat mbretërore hyjnë në treg, ato trajtohen me nderimin më të lartë. Ky Daimler i pakrahasueshëm me siguri do të jetë një shtesë e jashtëzakonshme për çdo koleksion”, shtoi shtëpia e ankandit, duke vlerësuar se çekiçi do të bjerë midis 45 mijë dhe 75 mijë dollarë.
Mbretëresha ishte personi i vetëm në Britani që mund të drejtonte pa patentë ose targa në makinën e saj shtetërore. Asaj nuk iu kërkua kurrë të bënte një test të vërtetë shoferi, sipas Daily Express.