Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka shpallur gjendjen emergjente për grumbullimin dhe bartjen e mbeturinave, pasi punëtorët e Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Pastërtia” janë në grevë.
Kjo komunë e ka cilësuar si të jashtëligjshme grevën e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike-lokale.
Me shpalljen e gjendjes emergjente, Komuna e Ferizajt thotë se “shpallet mobilizimi i gjithë mekanizmit komunal dhe akterëve tjerë relevant, që përfshijnë kompaninë “Pastërtia” dhe mekanizmat tjerë të nevojshëm, që të eliminohet rreziku potencial për shëndetin e qytetarëve”.