Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi sot feston ditëlindjen e tij të 30-të.
Pjesëtari i ekipit të Mallorcas tashmë i njohur edhe si “pirati”, është uruar nga skuadra spanjolle në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes.
Përveç klubit spanjoll, Muriqin e ka uruar edhe Federata e Futbollit të Kosovës.
Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka zhvilluar 24 ndeshje, ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asiste.