12-vjeçarja qëllohet me thikë në fytyrë nga i dashuri, shkak xhelozia

Accident or crime scene cordon tape, police line do not cross. It is nighttime, emergency lights of police cars flashing blue, red and white in the background

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli mbrëmjen e djeshme. Një vajzë e mitur, 12 vjeç është goditur me thikë në fytyrë nga i dashuri i saj 17-vjeçar.

E mitura u operua nga mjekët të cilët konstatuan një plagë të thellë në fytyrën e saj të shkaktuar nga një mjet prerës.

Karabinierët kanë si të dyshuar kryesor të dashurin e saj 17-vjeçar i cili nuk gjendet.

Policia vijon kërkimet për kapjen e tij. Dyshohet se 17-vjeçari ka goditur të dashurën me thikë për arsye xhelozie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *